Presidenti i Burkina Fasos, Blaise Compaore ka njoftuar dorëheqjen pas protestave të dhunshme të qytetarëve të zemëruar me synimet e tij për të shtrirë sundimin e tij për më shumë se 27 vjet.

Pas 2 dityë trazirash që e futën shtetin në një kaos të madh, Compaore lëshoi një deklaratë ku njoftoi dorëheqjen e tij dhe mbajtjen e zgjedhjeve të rea brenda 90 ditësh. Kjo u prit me brohoritma dhe gëzim të madh nga turma e mbledhur në kryeqytetin Ougadougou.

Mandati i Compaore duhej të mbaronte nëntorin e vitit të ardhshëm, ndrës anë një deklaratë të tij të mëparshme ai u ofrua të negocionte për një qeveri tranzitore deri në përfundim të punës së tij, çka u refuzua ashpër nga populli dhe opozita mnë vend.

Më herët gjatë ditës së sotme, ushtria e Burkina Fasos njoftoi shpërbërjen e qeverisë dhe Asamblesë Kombëtare, të imponuar nga protestuesit të cilët që një ditë më parë sulmuan dhe dogjën parlamentin dhe ndërtesat qeveritare. Rreth 30 persona mbetën të vrarë dhe të paktën 100 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në shtetin afrikan.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)