Në minutat e fundit Burnley shiti te Ipswich sulmuesin Fleming, duke liruar hapësira për shqiptarin. Aktualisht në klubin që militon në Championship përveç Armando Brojës është në dispozicion vetëm Zeki Amduni.

Si rrjedhojë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të ketë një minutazh shumë më të lartë në fushën e lojës në këtë edicion nëse do të jetë në gjendjen e duhur fizike e nuk do të ketë problemet që e kanë shoqëruar rregullisht në këto sezone.