'Burra' me Fluturën dhe 'pula' me Damianin

'Burra' me Fluturën dhe 'pula' me Damianin

Damian Gjiknuri në Komisionin për Reformën Zgjedhore

Për të kuptuar opozitarizmin e vërtetë të Nokës, Bardhit dhe deputetëve të tjerë të “Rithemelimit”, mjafton të shohësh sjelljen e tyre të sotme përballë Damian Gjiknurit dhe deputetëve të tjerë të PS-së dhe ta vësh përballë sjelljes së tyre me deputeten Flutura Açka.

Kontrasti është shumë i madh.

Sot kishte këlthitje të lehta, përballë Açkës hungërima dhe ulërima të forta.

Sot s’kishte përplasje verbale, Açkën ishin gati ta merrnin me gjithë karrige e ta hidhnin tej.

Sot nuk kishte përplasje fizike, me Açkën dhe Bakiun vetëm një fije i ndau nga një gjë e tillë.

Ja, kjo është “opozita” e vërtetë.

Me njëri-tjetrin të hanë kokat, ndërsa me Damianin dhe të tjerët “opozitarë, por vëllezër”.

Ndonëse ishte paralajmëruar se do të bllokohej mbledhja e Reformës Zgjedhore, për çudi sot aty nuk kishte asnjë gardist dhe punonjës të Kuvendit për të ndaluar përplasjet dhe mësymjet e deputetëve uzurpues dhe bllokues të punimeve.

Të ketë bërë garda me kokën e vet këtë dhe Edi Rama të mos dijë gjë?

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni