Burrat në dietë? Më mirë
jo, do i shëndoshni

Burrat në dietë? Më mirë <br />jo, do i shëndoshni
Doni të vini bashkëshortin tuaj në dietë për tu dobësuar? Më mirë mos e bëni, rrezikoni të bëni të kundërtën. Studiuesit e Universitetit të Michigan analizuan sjelljen e të ushqyerit tek 83 burra afro amerikanë të cilët ishin detyruar të hiqnin dorë nga ushqimi, në emër të një raporti të qetë me bashkëshorten.

Është vërtetuar se sapo burrat dilnin nga shtëpia uleshin në një fastfood për të plotësuar kaloritë ushqimore të cilat nuk i merrnin në kuzhinën e bashkëshorteve të tyre.

Është vënë re gjithashtu se në këtë kampion studimi gratë luanin një rol thelbësor në zgjedhjen e ushqimeve.

Derek Griffith, asistent në Universitetin e Michigan saktëson se duhet të kemi kujdes me dietat e urdhëruara pasi jo vetëm rrezikojnë të mos funksionojnë por të kthehen në një efekt të kundërt dhe se komunikimi në çift është thelbësor për suksesin e dietës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje