BURREL-Rreth 200 gramë tritol janë gjetur në derën e shtëpisë së një mësuesi në shkollën 9-vjeçare "Ilia Çiçi" në Burrel.
 
Familjarët kanë gjetur sasinë e tritolit në lagjen "Partizani", në katin e pestë të pallatit ku banonte mësuesi Avni Canameti rreth 50 vjeç.

Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila mbërriti në vendngjarje dhe sekuestroi sasinë e tritolit.

Policia është duke hetuar shkaqet e mundshme të vendosjes së tritolit ndërsa ende nuk ka një pistë të dyshuar.

tritoli mat
 Tritoli që u vendos në hyrje të banesës së mësuesit

tritoli mat
  Dera para shtëpisë së Avni Canameti


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com