Burrel - Një lokal, vetëm 10 metra lart Bashkisë së Burrelit ka shpërthyer rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, pasi i është vendosur një sasi tritoli.

Subjekti privat në pronësi të Nazmi Stafasanit ka pësuar dëme materiale në muret anësore dhe dritaret, pa të lënduar në njerëz. 

Policia ka mbërritur në vendgjarje, ndërsa pritet të vijë një grup ekspertësh nga Tirana për të hetuar shkaqet e shpërthimit.

(v.gj/shqiptarja.com)