TIRANE- Shkon për darkuar e i ngacmon vajzën të zotit të shtëpisë. Ngjarja që përbën dhe skandalin e radhës ndër radhët forcave të policisë, është kryer nga shefi i komisariatit të Burrelit, Gjovalin Martincamaj. Mbrëmjen e së hënës kryepolici ka shkuar për të darkuar në shtëpinë e Gegë Ricës thuajse në gjëndje të dehur. I zoti i shtëpisë i ka hapur dyert duke mirëpritur të plotfuqishmin e zonës por duket se më pas ka mallkuar vetën nga bujaria e ofruar. Kryepolici i Burrelit ka nisur të ngacmojë vjazën 26 vjeçare Gegë Ricës. Madje, sipas burimeve të policisë, ia ka tentuar ta ulë gruan e re në prehër duke e joshur dhe me premtime për të siguruar një vend të mirë pune. Kaq ka mjaftuar që mes të zotëve të shtëpisë dhe kryekomisarit të dehurë të plasë sherri. Të zotët e shtëpisë kanë njoftuar banorët e zonës të cilët kanë vendosur më pas të mbajnë peng kryepolicin.
PENGMARRJA
Për më shumë se 5 orë banorët e fshatit Bushkash kanë mbajtur të peng shefin e komisariatit të Burrelit. Megjithëse nuk e kanë keqtrajtuar të zotët e shtëpisë kanë kërkuar që fyerjen e rëndë ta “sqarojnë” në bazë të kanunin. Në ndihmë të familjes Rica kanë ardhur dhe banorët e fshatit të që kanë bllokuar dhe rrethuar shtëpinë për të penguar çdo arratisje të mundshme të policit. Megjithëse Martincamja ka qenë i armatosur dhe në gjëndje të dehur duket se ka qenë një mrekulli që ngjarja nuk është shndërruar në tragjedi. Ofendimi që polici Martincamaj i ka bërë derës së Gegë Ricës ka ngjallur irritimin e të gjithë banorëve të fshatit të cilët nuk ka dashur të lirojnë kryepolicin.

RREFIMI
“Edhi për darkë dhe ne e pritëm si mik shtëpie. Ishte i dehur. Por më pas filloi të më fliste mua. Më thoshte që gjithë kjo bukuri nuk ka pse të shkonte në Greqi. Eja puno tek unë si sekretare. Mjafton të bësh një kerkesë e je e punësuar”-mësohet të ketë dëshmuar 27-vjeçarja për oficerët e policisë së Burrelit. Sipas dëshmisë së saj, Martincamaj ka tentuar dhe ta rrokte për ta ulur në prehërin e tij, e duket se kjo ka shkaktuar indinjatën e të zotëve të shtëpisë të cilët kanë kërkuar përforcime tek banorët e fshatit. “Fillimisht tentuam ta qetësonim, por kur ishte e pamundur pastaj kërkuam ndihmë”- ka vijuar më tej rrëfimin e saj Gentjana Rica. Po të njëjtën gjë ka dëshmuar për policinë edhe xhaxhai i saj, i pranishëm në vendgjarje, si dhe disa banorë të tjerë të zonës. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme asnjë prej drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit nuk kanë preferuar të flasin për ngjarjen e ndodhur. Kreu i policisë së Burrelit gjatë ditës së djeshme nuk ka qenë i pranishëm në zyrë e ndërsa pritet që në ditët e ardhshmë të marren masa administrative për ngjarjen e ndodhur.
sg/shqiptarja.com)