Një biznemeni nga qyteti i Burrelit i është vënë pas mesnatës një kallëp tritoli në dritaren e lokalit. Policia bën të ditur se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të dritares të lokalit të shtetasit me iniciale B.K, banues në Burrel.
Fatmirësisht lënda nuk ka shpërthyer, ndërsa policia ka ndërhyrë për të bërë të mundur çaktivizimin e saj.
Policia e Matit ka nisur hetimet, ndërsa ka shoqëruar disa persona që dyshohen të kenë dijeni për këtë ngjarje, si dhe po kqyren kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.
Komento