Burrel, ujërat e zeza të burgut në
rrugët e qytetit, bashkia s'ka fonde
 

Burrel, ujërat e zeza të burgut në<br />rrugët e qytetit, bashkia s'ka fonde<br /> 
BURREL-Ujërat e zeza të burgut të Burrelit tmerrojnë banorët e qytetit.

Ata thonë se ky shqetësim është prej më shumë se 20 vitesh, por deri tani askush nuk ka vënë dorë për sistemimin e tyre. Lagjja pas muzeut të qytetit të Burrelit është ajo që e vuan më shumë, pasi ujërat e zeza të burgut u futën në oborret të shtëpive dhe nuk kanë mundësi as të hapin dritaret nga era e keqe.

Sipas specialistëve të shëndetit, rritja e temperaturave do të shkaktojë shumë problem për banorët e kësaj lagje, ndërkohë që kjo situatë ka qenë e përsëritur edhe vitet e tjera.
 
“Shqetësim janë ujërat e zeza, të bezdisshme, ka infeksione. Është thënë disa herë kanë thënë që do futen tubacione, sepse unë kam edhe shtëpinë aty poshtë”, tha njëra nga banoret.
 
“Kuptohet që ka ndotje, aromë, pisllëk. Është skandal për një komunitet, ku ka raste që lëvizim me 500 vite për një herësh, në raste funeralesh. E kemi ngritur si problem, kemi ngritur kërkesën dhe nuk na është përgjigjur asnjëri”, deklaron një tjetër banor.   
 
Ndërkohë Bashkia e Matit thotë se është duke bërë një projekt në lidhje me sistemimin e ujërave të zeza, por nuk ka fonde për të bërë investimin.
 
“Absolutisht që është shqetësues, bashkia po harton projektin dhe do aplikojë pranë ministrisë përkatëse për fonde, për investimin për këtë projekt, por për vitin 2017 bashkia nuk ka mundësi ta financojë projektin me fondet e saj”, u shpreh kryetari i bashkisë Mat, Nezir Rizvani.
 
 
Përballjen me këtë situatë nuk e kanë vetëm banorët e lagjes pas muzeut, por të gjithë qytetarët e Burrelit, pasi ujërat e zeza janë prezent në rrugën e varrezave të qytetit. Por edhe për vitin 2017 nuk do të sistemohen sepse Bashkia Mat sipas kryetarit nuk ka fonde.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot