Burreli orkestroi krimin në Qipro
ja lëvizjet në Shqipëri para atentatit

Burreli orkestroi krimin në Qipro<br />ja lëvizjet në Shqipëri para atentatit
Aleks Burreli është shqiptari më i kërkuar në 72 orët e fundit nga policia qipriote, Greke dhe ajo Shqiptare. 48 vjeçari dyshohet se është personi që orkestroi atentatin mafioz në Qipro me pasojë 4 të vdekur ndërsa dhe biznesmenit të njohur atje Pano Kalopsidiotis.

Burreli dyshohet se ka ekzekutuar dhe shqiptarin Jani Vogli i cili po ashtu rezulton se ishte në shoqërinë e Burrelit kur i janë afruar tavolinës së biznesmenit ndaj të cilit qëlluan disa herë me armë duke vrarë atë, bashkëshorten dhe një polic.

aleks burreli

aleks burreli

aleks burreli

aleks burreli

(Aleks Burreli, autori i dyshuar për vrasjen e bosit qipriot Pano Kalopsidiotis)

Sipas sitemit TIMS Burreli rezulton se nuk ka hyrë në Shqipëri ndërsa për herë të fundit ai ka dalë nga territori Shqiptar në muajin Maj nëpërmjet Rinasit drejt Stambollit në shoqërinë e Jani Voglit. Ende nuk janë zbardhur motivet e këtij krimi të katërfishtë ndërsa dy shqiptarët Vogli tashmë i vdekur dhe Burreli në kërkim dyshohet se janë vrasës me pagesë.

Biznesmeni Kalopsidiotis ka qenë preh e atentateve disa herë një ndër ta dhe në vitin 2012 ku policia Qipriote dyshon se është kryer nga dy shqiptarët.

Një ndër pistat e ekzekutimit të Voglit që shihni në këto foto është se e ka vrarë Burreli pasi ai mbeti i plagosur në skenën e krimit dhe me ekzekutimin e shokut të tij ai do ti mbyllte gojën për të mos treguar vrasjen.

Dhe pse Burreli nuk ka hyrë ligjërisht në Shqipëri lëvizjet e tij të shpeshta në muajin Maj nga Kakavija e Rinasi kanë bërë që policia të shpërndajë foton e tij në të gjitha komisariatet e vendit për të bërë të mundur arrestimin nëse ai futet dhe ilegalisht në Shqipëri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD

Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD