RUSI - Një burrë i hodhi alkool në trup dhe e dogji gruan e tij pasi ajo fjeti me ish- të dashurin natën e martesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në jug të Rusisë, pasi bashkëshorti i saj Ivan Kuzmin mësoi se gruaja e Veronika Filipova fjeti me ish- të dashurin natën e martesës, pasi ai kishte rënë gjumë sepse ishte dehur.

1

27- vjeçarja, nënë e një fëmije, kishte 80 për qind djegie në trup dhe nuk shpëtoi, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Sipas mediave akti i gruas ishte kryer në shenjë hakmarrjes pasi i shoqi ra në gjumë natën e martesës.

Por më vonë ajo u ndje fajtore dhe i tregoi për tradhëtinë. Atëherë ai i hodhi asaj alkool, që e përdorte për të prodhuar vodka, dhe i vuri flakën me çakmak.

1

Të afërmit thonë se Kuzmin i kishte mbajtur të fshehtë gruas një dënim të mëparshëm për tentativë vrasje dhe përdhunim të një minorene, krim për të cilin ishte dënuar 10 vite burg.

Viktima 27-vjeçare Veronika  Filipova kishte një djalë nga martesa e mëparshme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)