Burri dogji me benzinë gruan në proces divorci, sociologia: Burrat nuk pranojnë barazinë! Në Korçë në 3 muaj, 46 raste dhune në familje

Melisa Trëndafili, 31-vjeçarja e cila u dogj pasi u lye me benzinë nga bashkëshorti në proces divorci, ndodhet në spitalin e djegie-plastikës në QSUT, në gjendje të stabilizuar. Burime brenda spitalit bëjnë të ditur për Report TV se 31 vjeçarja, e cila ndodhet në spital prej 31 gushtit, është koshiente dhe duke u rikuperuar nga djegiet, një proces që  kërkon kohë, për shkak të plagëve të thella në gjymtyrë.

Bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili është ende në arrati. Pasditen e së shtunës, për motive xhelozie, 45-vjeçari i kërkoi gruas të dalë nga banesa ku jeton me qira me 2 fëmijët, i hodhi benzinë në trup dhe më pas i vuri flakën. Ndihmën e parë, gruas së re ia dhanë fqinjët.

Melisa nuk kishte urdhër mbrojtje, dhe deri tani nuk ka pasur denoncime për dhunë në familje, megjithatë hetimet do të zbardhin përse burri tentoi të vrasë gruan me të cilën kanë edhe dy fëmijë të mitur. Rastet e shtuara të dhunës në familje sociologët i lidhin me dy faktorë kryesorë; tranzicioni social, pra barazimi i rolit të gruas dhe burrit në familje, si dhe ulja e moshës mesatare e konsumuesve të alkoolit dhe të lëndëve narkotike nga të rinjtë.

“Shihet që është dhe ky ndryshimi i statuseve dhe roleve brenda familjes, ku femra sot arsimohet, merr një mundësi të mirë për një punë apo ka të ardhura të vetat dhe qëndrueshmëri nga ana financiare dhe këtu kontributi i saj në familje është i barabartë me të mashkullit. Sepse duke kontribuar financiarisht, ajo ka edhe fuqinë për të ngritur zërin për problematika të caktuara, apo ka fuqinë për të kundërshtuar në të tilla raste. Janë dhe masivizimi i lëndëve narkotike", thotë Maria Doiçe, sociologe. 

Ajo bën apel vajzave dhe grave që të denoncojnë aktet e dhunës, dhe jo ti fshehin ata.

“ Të sensibilizojmë gratë, për të mos e fshehur apo justifikuar dhunën. Pavarësisht sesa e do partnerin apo sesi ka ndodhur akti i dhunës, duhet ta denoncojmë atë”, vijon Doçe. 

Qarku i Korçës rezulton si një ndër qarqet më problematikë sa i takon problemeve familjare duke shënuar kështu edhe numrin më të lartë të dhunës në familje. Sipas shifrave të vënë në dispozicion për Report TV nga Policia e Korçës bëhet me dije se për periudhën 3 mujore qershor, korrik, gusht janë regjistruar 46 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare me 46 autorë, ndërsa 68 vajza e gra kanë kërkuar urdhër mbrojtje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare