Burri kap gruan me konkurrentin
Plas sherri në Big Brother/ FOTO

Burri kap gruan me konkurrentin<br />Plas sherri në Big Brother/ FOTO
Lupçe, që ka hyrë në Big Brother me bashkëshorten Katerina, duket se nuk ndjehet mirë kur sheh në të njëjtin krevat gruan e tij me Danjelin. E duhet se kjo gjë ka shkaktuar edhe sherr mes konkurrentëve.

“Pse nuk del jashtë?”, i thotë ai asaj.

“Nuk dua! Aty ku e ndjej veten mirë rri”, i përgjigjet ajo. Por Lupçe këmbëngul dhe i thotë të dalë jashtë.

Debati mes tyre duket se ka sikletosur Danjelin, që ngrihet nga krevati dhe largohet.

“Çfarë ke?”, e pyet sërish Lupçe, por ajo i thotë se nuk ka gjë.

Lupçe ka frikë se mos sjelljen e Katerinës e merr për dobësi Kei, që ai e thërret “Zysha”.

“Do bëj siç e di unë, jo siç më thonë të tjerë”, i përgjigjet ajo dhe Lupçe i jep kurajo duke i thënë se Kei është “zero” para saj.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament