Qentë e rrugës janë bërë një problem në qytetin e Vlorës pasi siç shihet mëngjesin e sotëm një kalimtari i janë turrur duke e vënë në rrezik.

Burri teksa ecën me biçikletë për dore, për të shkuar në punë, është rrethuar nga një grup qensh por me taktikë ai i ka shmangur. Qentë e kanë rrethuar dhe e kanë sulmuar, por ai fatmirësisht u është shmangur.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi dhe më herët kemi dëgjuar problematika dhe shqetësime për qentë e rrugës, po në këtë qytet.