Bashkëshorti miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së 'Notre Dame' e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e dhjeshme.
Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault bëri njoftimin menjëherë pasi zjari i madh përfshiu ndërtesën 850-vjeçare në zemër të Parisit.
Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane,Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent.
Reagimi i tij erdhi menjëherë pas thirrjes së presidentit Macron për një fushatë kombëtare në mbledhjen e fondeve për rimëkëmbur Notre Dame nga dëmet që shkaktuan flakët.