Burrnesha Lule Bib Luka, tregimi
në Eastern Neighbors Film Festival

Burrnesha Lule Bib Luka, tregimi<br />në Eastern Neighbors Film Festival
Lule Bib Luka ka mbushur 77 pranvera. Ajo është një nga burrneshat e fundit në Shqipëri.
 
Tradita që një grua nuk mund të martohet dhe duhet të kthehet në një burrë ka qenë aktuale për shumë vite në Shqipëri. Lulja e ka sakrifikuar veten e saj si grua, për të marrë në duar punët e një burri, tokat e babait të saj.
 
Ajo ka jetuar një jetë të tërë me Kolën, vëllanë e saj. Ai ka vdekur, e më pas fëmijët e tij janë rritur e janë larguar. Ajo sot jeton e vetme, por po bëhet gati të largohet pasi jeta e fshatit është tepruar për të.
 
Muajt e fundit të verës, ajo e rikthen historinë e saj në dokumentarin “Wild Flower”, ose Lulja e Egër. Dokumentari i realizuar nga Fathia Bazi, pasi dha premierën në Tiranë, tani do të ketë premierën holandeze.
 
Filmi është pranuar në Eastern Neighbors Film Festival, i cili mbahet në Hagë nga 9 e deri me 13 nëntor.
 
Në këtë festival do të vijnë edhe filma të tjerë nga Lindja e Juglindja e Evropës. Nga Kosova në festival vjen filmi “Drums of Resistance”, filmi “Shok” i cili u nominua për Oscars, filmi “The Innocent” me regjisor Amir Vitinë, dhe filmi “Babai” me regji nga Visar Morina.
 
Një masterklasë e veçantë në Festival vjen nga aktorja e regjisorja e njohur serbe, Mirjana Karanoviq. / KultPlus.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit