/ATSH-AFP/ - Bursa e Tokios regjistroi sot seancën e katërt radhazi pozitive pas miratimit nga Parlamenti grek të reformave të para të kërkuara nga kreditorët, në sfondin e fuqizimit të dollarit.
Në përfundim të këmbimeve valutore, Nikkei ka rifituar optimizmin pas javës së kaluar me shqetësime si pasojë e çrregullimeve greke dhe kineze dhe ka fituar 0,67 për qind (+136,79 pikë) duke arritur në 20.600,12 pikë.
Treguesi Topix u rrit me 0,88% (+14,42 points) duke arritur në 1.660,83 pikë.
Dita ka qenë mesatarisht aktive me 2,12 miliardë aksione të shkëmbyera në tregun e parë.
Në momentin e mbylljes dollari arriti në rreth 123,90 jen, nivel më i lartë se një ditë më parë, një lëvizje e favorshme për eksportuesit japonez.
Euro regjistroi rënie duke u shkëmbyer me 135,30 jen.