Deputeti i Partisë Demokratike Helidon Bushati në fjalën e tij ne Kuvend akuzoi qeverinë për menaxhimin e krizës energjetike.
‘Do të tregoj me shifra që nga HEC private ke përfituar 534 milionë euro, privatizuam 4 HEC, por ndërtuam 423 HEC ato që sot ty të mbajnë sistemin në këmbë. Nuk është e vërtetë që kemi sjellë errësirën, hoqëm gjeneratorët që mund ti sillni ju. Këtu nuk ka krizë energjetike, por keq menaxhim energjetik. Konsumi në 2021 është më i larti, kemi prodhuar më tepër. Por çfarë keni bërë ju për të parandaluar këtë gjë? BE thotë diversifikim i burimeve të energjisë. Nuk keni bërë asgjë, është celësi për situatën e sotme, sikur të lëshonit licensat që duhet të kishit lëshuar nuk do kishim këtë gjendje. Në tregjet evropiane çmimi i energjisë elektrike lidhet me çmimin e gazit, kurse Shqipëria nuk ka lidhje, nuk kemi bërë asnjë hap për gazifikimin e vendit, nuk lidhet energjia me gazin këtu, por është vjedhja që i është bërë sistemit, është mungesa e vizionit. Duheshin 15 milionë euro për ta vënë në fuksionim HEC e Vlorës, ke harxhuar më shumë se 300 milionë euro për energjinë nw 8 muaj, nuk gjetët dot 15 mln për HEC e Vlorës.’- tha Bushati.
Lajmi kryesor: