Bushati-Bashës: Harrove premtimet
është koha të largohesh nga bashkia

Bushati-Bashës: Harrove premtimet<br />është koha të largohesh nga bashkia
TIRANE- Partia Socialiste i ka kërkuar sërish kreut të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, pasi nuk i ka mbajtur premtimet e bëra qytetarëve të Tiranës. Në një deklaratë për mediat, sekretari për Çështjet Ekonomike në PS, Ervin Bushati, nga parku i Liqenit Artificial, tha se Basha ka betonizuar Tiranën duke lejuar ndërtime edhe në zonat e gjelbërta.
 
Bushati tha se kreu i Bashkisë duhet t’i mbajë premtimet që u ka bërë kryeqytetasve dhe të mos merret me politikë duke lënë pas dore interesat e tyre.

Fjala e plotë e Sekretarit Ekonomik të Partisë Socialiste, Ervin Bushati:

"Përshëndetje, dje Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk e mohojë në reagimin e tij lejen e betonizimit që ka dhënë në parkun e Tiranës.

Dil o Lul sot dhe mohoje lejen, dil e na thuaj mos ke qenë në gjumë kur ke dhënë këtë leje dhe ke harruar premtimet që ke marrë se nuk do ta betonizoje parkun? Apo ndoshta nuk ke qenë në gjumë por ke marrë ryshfet të madh për të dhënë leje betoni në parkun e Tiranës? Apo ndoshta nuk ke qenë as në gjumë as ke marrë ryshfet por thjesht nuk të bije ndërmend se si jetojnë qytetarët e Tiranës dhe çfarë problemesh kanë ata, siç ke harruar në këto tre vite?

Qoftë e para, e dyta, e treta apo të tria bashkë, ka ardhur momenti që të largohesh nga Bashkia e Tiranës dhe të vazhdosh të shkatërrosh PD-në bashkë me plakun e SHQUP-it. Sepse qytetarët e Tiranës nuk janë të interesuar se çfarë politikë bënë ti por se çfarë mund të bësh për qytetin e tyre. Nuk mund të vazhdosh me plakun që e ka në gen gënjeshtrën dhe shpifjen, të flasësh dhe të bësh pis televizionet dhe mediat shqiptare për ngjarjet në Shqipëri.

Ka ardhur koha që të mbash ato premtime që ke dhënë në fushatë elektorale, se nuk do të merreshe me politikë por do të ishe një Kryetar i Bashkisë së Tiranës që do të merreshe vetëm me problemet e qytetareve të Tiranës. Këtë gjë ti sot nuk po e bënë.

Qendrori fjalës ose largohu sepse qytetarët duan një qytet për veten. Mos lejo të betonizohet parku i Tiranës ose largohu duke dhënë dorëheqjen sepse ky do të jetë momenti jot për tu larguar me nder nga Bashkia e Tiranës.

Kuptohet që të gjitha këto që kemi thënë, do të vazhdojmë ti themi sepse Z. Basha nuk i është përgjigjur reagimit tonë, është fshehur pas një deklarate por nuk ka dalë me figurë dhe me zë vetë ai të prononcohet.

Gjithashtu nuk ka folur për çështjen që ne po flasim. Ka dhënë një përgjigje tjetër që mund ta ketë shkruar dikush në PD por nuk është përgjigjur vetë.

Kjo do të vazhdoje në të gjitha format për të nxjerrë të vërtetën dhe për të bërë që të largohet sepse Z. Basha sot nuk është kryetari i Bashkisë së Tiranës, ai  merret vetëm me lulëzimin e degëve të PD-së dhe me asgjë që ka të bëjë me qytetin e Tiranës."


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin