Bushati dhe Szijarto: Mbështetje
jo vetëm politike për Shqipërinë

Bushati dhe Szijarto: Mbështetje<br />jo vetëm politike për Shqipërinë
TIRANE - Njëzet bursa studimi për studentët shqiptarë që të vazhdojnë studimet në Hungari si dhe mbështetje e vendit të tij për thellimin e reformave integruese në BE ka premtuar Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

“Ne do të jemi mbështetes shumë të mëdhenj të Shqipërisë dhe të reformave që po zhvillohen në Shqipëri. Ne do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Ne jemi në dijeni se qeveria shqiptare po bën përpjekje për të vënë në zbatim një sërë projektesh të rëndësishme dhe do të ishim të lumtur sikur kompanitë hungareze të kontribuonin në suksesin e këtyre projekteve, sidomos në fushën e elektricitetit, ujit, energjisë, hekurudhave dhe bujqësisë. Gjithashtu ne kemi planifikuar dhe 20 bursa studimi për studentët me të mirë shqiptarë që të studiojnë në Hungari.” tha Szijarto

Në konferencën e përbashkët për shtyp dy zyrtarët konfirmuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe angazhimin për t’i çuar ato më tej.

bushati

“Natyrisht i shpreha mirënjohjen më të thellë në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, jo thjesht një mbështetje politike, por edhe mbështetje me ekspertizë dhe kapacitete administrative, të cilët, ramë dakord që t’i pasurojmë edhe në periudhën në vijim, për shkak të sfidave me të cilat do të përballet Shqipëria në hapat e mëtejshme në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Diskutuam gjithashtu edhe për situatën e sigurisë në Evropë dhe sfidat me të cilat përballet Evropa dhe natyrisht edhe dy vendet tona. Diskutuam në lidhje dhe me hapat që duhet të ndërmarrin ministritë tona, apo burokracitë përkatëse, në kuadër të zhdërvjelltësimit të mëtejshëm të diplomacisë në lëmin ekonomik, për të tërhequr sa më shumë investime dhe për të hapur kantiere të reja bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar me vendet e Azisë, apo me vende të Gjirit, të cilat kanë interes në rajonin tonë, kanë interes për të qenë prezent dhe kanë interes për të bashkëpunuar me vendet tona. Nga ky proces, kuptohet, Shqipëria ka se çfarë të mësojë nga praktika e vendeve të tjera që janë më të angazhuara dhe më të stabilizuara në këto marrëdhënie.” tha Bushati

Ndërkohë Ministri i Mirqënies Socilae, Erjon Veliaj ka nënshkruar marrëveshjen e mbrojtjes sociale me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë. Thelbi i kësaj marrëveshje është transferimi i viteve të siguruara të punës për emigrantët që tu krijojë atyre mundësin e marrjes së pensionit.

bushati

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës