Miami, Florida (SHBA) - Pas Flamengos, Bayern Munich bëhet skuadra e dytë që kualifikohet për në 1/8 e Kupës së Botës për Klube. Bavarezët fituan jo pa vështirësi 2-1 kundër argjentinasve të Boca Juniors në ndeshjen e dytë të Grupit C, teksa në "Hard Rock Stadium" ishin 63.587 shikues, me impiantin thuajse të mbushur në kapacitet maksimal.
Ndeshja nisi me raste dhe gola, teksa një i tillë iu anulua Olise për faull në minutën e tetë. Megjithatë, kampionët e Gjermanisë kaluan në epërsi me të zakonshmin Harry Kane në minutën e 18-të. Anglezi nga brenda zonës nuk e pati të vështirë të thyente gardianin Marchesin.
Edhe fraksioni i dytë ishte me ritëm të lartë. Kapiteni Miguel Merentiel veproi bukur për Bocan dhe në minutën e 66-të ia la pas krahëve topin Neuerit, duke vendosur ekuilibrat në 1-1. Lot nga tifozët e Bocas, a thua se ekipi i tyre fitoi trofeun e kampionit; një tregues i qartë i pasionit argjentinas për futbollin.
Kur u duk se skuadrat do ndanin nga një pikë, ishte Kane që këtë herë në rolin e 'kamerierit' asistoi për Olise dhe anësori nuk gaboi me të majtën duke i dhënë kualifikimin Bayern Munich për në fazën e 1/8.
Pas dy dueleve, bavarezët me gjashtë pikë janë në krye, ndjekur nga Benfica me katër pikë. Një barazim u mjafton portugezëve në ndeshjen e tretë kundër Bayern për të kaluar më tej. Boca me një pikë pozicionohet e treta, teksa mbyll renditjen Auckland City me zero pikë dhe 16 gola të pësuar në dy ndeshje.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.6%
-
Do ndahet nga PD
28.7%
-
Do shuhet
46.7%
Vota total: 668
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Civilizimi evropian do zhduket për 20 vite!' BE i përgjigjet Trump: Për rregullat tona vendosim ne
6 Dhjetor, 16:52
-
Kritikat e SHBA ndaj BE-së, Kallas: Evropa ka nënvlerësuar fuqinë e saj ndaj Rusisë
6 Dhjetor, 15:29
-
Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve
6 Dhjetor, 15:18
-
Shtetësia e fëmijëve të huaj që lindin në SHBA, Gjykata Supreme pranon apelimin e Trump kundër bllokimit të urdhrit të tij
6 Dhjetor, 14:37
-
Shanset e Shqipërisë dhe Kosovës për në Botërorin 2026, Sejatllari në Report Tv: Short bujar për Kombëtaren, 'Dardanët' mund të fitojnë grupin
6 Dhjetor, 12:48
-
Për herë të parë në Shqipëri, një ndeshje e Superligës u drejtua nga tre gjyqtare vajza
6 Dhjetor, 11:21
-
Shorti i Kupës së Botës 2026/ Armand Duka: Rruga e Shqipërisë drejt finaleve është e vështirë
6 Dhjetor, 11:14
-
Kritikat e Trump për Evropën në Strategjinë e Sigurisë, Meloni: BE duhet të mbrojë veten, s'ka krisje të marrëdhënieve me SHBA
6 Dhjetor, 10:10
-
Datat e Kupës së Botës 2026/ Çdo ndeshje e fazës së grupeve dhe ndarja e stadiumeve! Shqipëria mund të ndeshet në Meksikë
6 Dhjetor, 09:38
-
Tarifat e Uashingtonit për energjinë ruse dhe balancimi i Modit: Si e 'humbi' Trump Indinë
6 Dhjetor, 08:27
-
Zelensky bisedë telefonike me Witkoff dhe Kushner! Pikëpamje e vështirë për territoret! Rusia sulm me 700 dronë e raketa disa qytete ukrainase!
6 Dhjetor, 07:10
-
Trump: Civilizimi europian mund të zhduket brenda 20 vitesh
5 Dhjetor, 16:21