TIRANE- Marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë kanë qenë në fokus të bisedës që ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka zhvilluar me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Hoyt Yee.

Në një konferencë të përbashkët për mediat, ministri Bushati tha se “dy vendet janë të angazhuara në favor të paqes dhe sigurisë në botë”, ndërsa shprehu besimin në vijimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.”

bushati  live
(Foto/Ministri Bushati gjatë konferencës)

“Garantoj mbështetjen e qeverisë shqiptare për rezolutën e OKB-së për Sirinë. Falenderoj qeverinë e SHBA për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e vëshirë të procesit të integrimit europian, dhe në këtë kontekst e sigurova Yee, se qeveria shqiptare do të vazhdojë me reformat e qenësishme në fushën e së drejtës, luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafiqeve, jo vetëm për të vazhduar rrugën drejt BE, por për të transformuar në mënyrë sa më dekmokratike shoqërinë shqiptare, dhe për të mundësuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, u shpreh ministri Bushati.

Nga ana e tij, Zëvendësndihmës Sekretari amerikan, Hoyt Yee, i cili zëvendëson Philip Reeker në këtë post, shprehu angazhimin e dy vendeve për të thelluar më tej marrëdhënien e bashkëpunimit, ndërsa garantoi mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj në procesin e integrimit europian.

“Përshëndës vendosjen e marrëdhënieve të forta mes partnerëve rajonale, si dhe për rrugëtimin dhe demonstrimin e qartë të angazhimit të Shqipërisë drejt BE. Kemi diskutuar marrëdhënien, miqësinë dhe partneritetin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë, si dhe dëshirën që bashkë ndajmë për t’a thelluar këtë marrëdhënie. Siç e përmendi dhe ministri, kemi diskutuar qëllimin tonë të përbashkët, për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë për t’u bashkurar në BE, si dhe kemi ripohuar përkushtimin dhe angazhimin e SHBA për të mbështëtur Shqipërinë në arritjen e këtij angazhimi, përfshirë edhe në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Yee.

hoyt yee live
(Foto/ Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee gjatë konferencës)

Zëvendësndihmës sekretari amerikan, shprehu mirënjohjen e SHBA për kontrubutin e Shqipërisë në operacione të ndryshme në kuadër të sigurisë dhe paqes.

“E përdor këtë mundësi për të shprehur mirënjohjen e shtetit tim për kontributin e Shqipërisë veçanërisht në Afganistan në operacionin ISAF, ku forcat shqiptare dhe ato amerikane po punojnë së bashku krah për krah për stabilitet dhe paqe aty. Kemi shqyrtuar rolin shumë pozitiv që Shqipëria luan në rajon, në forcimin e marrëdhënieve të mira mes fqinjëve, duke punuar gjithashtu së bashku me vendet e rajonit që po përpiqen gjithashtu të anëtarësohen në BE. Shpreha edhe vlerësimin e qeverisë sime për solidaritetin e Shqipërisë në një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë edhe të gjitha përpjekjet ndërkombëtare, për ta mbajtur regjimin e Assadit në Siri llogaridhënës”, vijoi Yee.

Në fund të fjalës së tij, Yee tha se “Ministri dhe unë ramë dakord që të vazhdojmë marrëdhënien mes ministrisë së tij, qeverisë dhe ambasadës sonë këtu, për të çuar përpara paqen dhe stabilitetin në rajon dhe gjetkë”.

ZËVENDËSNDIHMËS SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT TAKON METËN DHE NISHANIN
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i shtetit, u takua gjithashtu edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ku u vlerësua kontributi i dhënë nga SHBA në të gjitha fushat në zhvillimin e vendit tonë.

Ndersa gjatë takimit me presidentin e Republikës Bujar Nishani, Zv/ndihmës Sekretari amerikan i shtetit u ndal tek kontributi i vendit tonë në misionet paqëruajtëse, kryesisht në Irak dhe Afganistan.

Më herët diplomati amerikan i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Artan Didi, ka inspektuar pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)