Bushati: Emigrantët fluks aplikimesh për deputetë (VIDEO)

TIRANË-  Të kesh mundësinë të bëhesh deputet vetëm duke dërguar një video dhe një cv. Kjo është nisma e ndërmarrë nga Partia Socialiste ku të gjithë aplikantët kanë afat deri në 25 nëntor për të shprehur interesin e tyre nëpërmjet portalit “deputeti që duam”.  Deputeti i PS, Ervin  Bushati thotë për Report Tv se deri më tani më shumë të interesuar kanë  qenë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Ka pasur një mal me aplikime, në mijëra. Në momentin që do mbyllen aplikimet do kemi një shifër të saktë. Ka një komitet paraprak që vlerëson seriozitetin dhe konfigurimin se është kërkuar në një format të caktuar, përkatësinë për të parë rregulla statutore. Kemi pasur aplikime nga jashtë, unë vetë kam komunikuar me disa qytetarë nga jashtë dhe i kam orientuar si mund të bëhej sa më mirë. Interesi është i jashtëzakonshëm, më bën të ndjehem optimist”, shprehet Bushati.

Bushati flet dhe për mundësinë që do kenë këta qytetarë të përzgjedhur për të qenë në pjesën fituese të listës që do hartohet në 25 prill.

“Ku do të jenë të vendosur dhe a do të përzgjidhen, kjo është pjesë e procesit dhe mos ta paragjykojmë. Do jetë një proces i vërtetë”, thotë Bushati.

Për deputetët do të ketë vlerësime dhe nga anëtarësia. Por a do të ndikojë ky vlerësim në listën e kandidatëve që do futen në listën e 25 prillit.

“Gjithcka ndikon. Ne i bëjmë këto procese se i shohim si të domosdoshme, pra hapja e partisë dhe vlerësimi i kujto nga ne është në funksion vetëm të fitores”, tha ndër të tjera deputeti socialist.  

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike