Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shprehur ngëshillme për familjarët e të vdekurve në tërmetin që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Itali.
Bushati në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se deri në këto momente sipas informatave që ka, asnjë shqiptar nuk është i lënduar nga tërmeti.

Ja statusi i Plotë 
 
Italia mike u trondit mbrëmë nga një tërmet i rëndë, i cili mori jetë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. Në emër të qeverisë dhe popullit shqiptar i kam shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritetin mikut e kolegut tim italian Paolo Gentilioni. Nga Ambasada jonë në Rome informohem se deri ne këto momente nuk rezulton që të ketë shtetas shqiptarë të lënduar. Për çdo informacion apo ndihmë për qytetarët tanë, Ambasada jonë vë në dispozicion numrin e telefonit: +393420498192.

2

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)