Bushati kërkoi të kthehej në Tiranë
Nishani liron ambasadorin në OSBE

Bushati kërkoi të kthehej në Tiranë<br />Nishani liron ambasadorin në OSBE
Presidenti, Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit tonë në OSBE , Spiro Koçi. Largimi i ambasadorit më herët kishte përplasur kreun e shtetit me ministrin e Jashtëm, mbi kompetencat për lirim dhe emërim ambasadorësh.
 
Ministria e Jashtme përmes një letre nga Sekretari i Përgjithshëm, ku i bëhet me dije se ndaj tij kanë nisur procedurat për lirimin nga detyra dhe për këtë arsye duhet të kthehej në Shqipëri brenda datës 1 tetor.
 
Koçi refuzoi t’u bindje “urdhrave” të Ministrisë së Jashtme duke vazhduar të qëndronte në detyrë deri në nxjerrjen e dekretit për lirimin e tij nga detyra në përfundim të mandatit.
 
Kjo gjë solli përplasjen e Bushatit me Nishanin lidhur me kompetencat për kompetencat për nisjen e procedurave për lirimin nga detyra të ambasadorit në Vjenë.
 
Ambasadori Kocci është emëruar në detyrën e Ambasadorit të Shqipërisë pranë OSBE në vitin 2010, dhe ai është një diplomat karriere.

 
Kush është Spiro Koçi?
Lindur në Tiranë, më 10 Mars 1964, ai u diplomua në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Fizikës (1982-1987).  Pas përfundimit të studimeve pas universitare në Universitetin e Debrecen-it, Hungari, Z. Koçi shërbeu në Sektorët e Marrëdhënieve me Jashtë të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dheKomitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, prej vitit 1990 deri në  vitin 1993.
 
Z. Koçi ju bashkua ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në Janar 1994, si Specialist Përgjegjës për OKB-në dhe më pas për NATO-n.
 
Prej vitit 1997 deri në 2001, atij ju dha detyra si Zëvendës-Shef i Delegacionit Shqiptar në OSBE dhe Përfaqësues i Përhershëm Alternat i Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Vjenë.
 
Prej 2002-it deri në 2006, ai drejtoi Drejtorinë e Integrimit Euro-Atlantik dhe Marrëdhënieve Shumëpalëshe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si Drejtor dhe Drejtor i Përgjithshëm.
 
Prej Janarit 2007 deri në Gusht 2008, Z. Spiro Koci u akreditua si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë.
 
Prej Shtatorit 2008 deri në Dhjetor 2010, Ambasador Koci u emërua si Drejtor i Përgjithshëm për Integrimin Euro-Atlantik dhe Marrëdhëniet Shumëpalëshe, dhe më pas si Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e Sigurisë dhe Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë.
 
Që prej Dhjetorit 2010, ai është akredituar Ambasador, Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara, OSBE-së dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Vjenë (UNOV).
 
Ambasadori Koci është i martuar me Znj. Dolores Koci dhe është baba i dy vajzave, Katerina (1991) dhe Laura (2001).
 
Dekreti i Presidentit



Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Spiro Koçi, ambasador pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Spiro Koçi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9321
Tiranë, më 19.11.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI

Redaksai Online
(f.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë