Bushati: Meta nuk i beson bashkëshortes Monika, kërkon të nxjerrë qerren e tij nga balta

Bushati: Meta nuk i beson bashkëshortes Monika, kërkon të nxjerrë qerren e tij nga balta

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka theksuar gjatë një interviste për “Report TV” se Partia Socialiste është një makineri elektorale që po modernizohet gjithnjë e më shumë për të çuar përpara zbatimin e ligjit.

I pyetur për zgjedhjet e 30 qershorit, Bushati tha se PS ka marrë votat tradicionale të saj, madje dhe sipas një orari të paracaktuar. “Si mazhorancë ne kemi një përgjegjësi të dyfishtë ndaj qytetarëve shqiptarë, si në qeverisje qendrore ashtu dhe në qeverisjen lokale, ku japim vizionin dhe punën tonë për të rilindur çdo qytet dhe për të përmirësuar jetën e shqiptarëve”, tha ai.

“Më 30 qershor shqiptarët ushtruan të drejtën e tyre për të votuar. Ne bëmë analizën tonë. Ne shikojmë parametrat tonë të performancës. Po ashtu këto parametra i vlerësojmë dhe sipas progresionit në kohë dhe territor të këtij rezultati. Ne patëm dhe asamblenë kombëtare ku u reflektua mbi këto zhvillime”, theksoi Bushati.

“Ne kemi procese të tjera elektorale, duke vijuar në zgjedhjen e kryetarëve sipas njësive administrative, të deleguarëve dhe më pas zgjedhja e asamblesë kombëtarë dhe patjetër që janë një sërë hallkash organizativ dhe teknik të PS që parashikon se deri në pranverën e ardhshme të kemi mbyllur këtë proces. Ky proces na bën gati, të jemi struktura elektorale më e mira në Shqipëri”, theksoi Bushati.

“Në radhë të parë duhet të kemi parasysh se ne si PS, kemi treguar se kemi një mekanizëm elektoral shumë mirë të organizuar, një makineri e mirë elektorale, që pavarësisht rrugës dhe kohës që ka përpara, qëndron dhe ja del të arrijë rezultatin e kërkuar”, tha Bushati

“Ne duam të ndërtojmë një makineri edhe më të mirë. Duam që pavarësisht se si të jetë koha, apo rruga, ai që është në krye të fitoj garën. Ne kemi qenë gjithnjë të gatshëm të futemi në zgjedhje sipas frymës së ligjit dhe kushtetutës. Edhe me opozitën tradicionale po të futenim në garë ne do fitonim sërish. Puna jonë elektorale është e përditshme, jo vetëm gjatë periudhës së zgjedhjeve. Forca e një strukture elektorale është të mos ndikohet nga ato që ndodhin.”, tha Bushati

Sipas tij, “Ne si Parti Socialiste e provuam dhe më datë 30 qershor se kemi votat tona tradicionale dhe sot po të ketë zgjedhje do fitonim bindshëm”, tha Bushati.

Sa i takon rastit të Valdrin Pjetrit në Shkodër, Bushati tha se Partia Socialiste ka mbi 1000 persona të angazhuar në politik në të gjithë vendin dhe mund të ndodh që njëri të ketë bërë ndonjë mëkat në moshën 19 vjeçare. Sipas tij, në Shqipëri nuk ka mekanizma për ta kontrolluar këtë. “PS sot ka 80 deputet, ka këshilltarë bashkiak, ka mbi 1000 vetë të angazhuar dhe sikush mund të ketë bërë ndonjë mëkat në rininë e tij, ne s’jemi perfekt e të pagabueshëm. Jemi forcë njerëzore, por vullnetin e kemi hyjnorë për të çuar përpara zbatimin e ligjit”, tha Bushati.

“Kemi pasur raste kur forca të tjera politike i kanë mbajtur në punë shkelësit e ligjit, kur kanë qenë me arrest shtëpie. Shkodra është gur themeli i vendit tonë. Është një nga qytetet me të vjetra të qytetarisë shqiptare. Është për tu respektuar si shoqëri. Patjetër që meriton më të mirën, ne jemi përpjekur që edhe me këshillin bashkiak ti japim më të mirën”, tha Bushati.

“Duke ditur dhe historinë që ka me PS jemi përpjekur të riformohemi edhe në Shkodër për të ofruar atë vlerë qytetare që Shkodra meriton. Në Shkodër duhet të matemi shtatë herë për të prerë një herë për të qepur kostumin që meriton Shkodra, tha Bushati.

“Kuvendi? Unë kam qenë një nga deputetët që kam firmosur dhe votuar për Metën si president. Isha i bindur se do të ishte mbi palët dhe do ta ndihmonte Shqipërinë të integrohej në BE. Natyra politike nuk e lejoj të dilte mbi palët. Ai pa familjen e tij politike, që e ka dhe si pronë private në hall dhe pasi nuk i beson bashkëshortes, kërkon të nxjerr qerren e tij nga balta”, tha Bushati

“Kjo bëri që të kishte një përplasje të madhe sociale, duke mos njohur zgjedhjet që s’janë për politikanët, por janë për qytetarët. Nëse Meta do merrej vesh me Ramën, Bashën apo Berishën se se di kush komandon në PD, atëherë i anulon fare zgjedhjet. Nuk veprohet kështu, dil në opozitë dhe vijo opozitën. Presidenca kërkon njeri mbi palët, jo dikë që ka ambicie personale”, përfundoi Bushati.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit