Ashtu si bërën me dije më parë burime të Report TV në MEPJ, ministri i Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës.
"Autoritetet greke do bëjnë komunikim publik përsa i përket sistemit. Nuk kemi arsye të besojmë se është një çështje e qëllimshme, i mirëkuptoj ata që duan të kalojnë kufirin por nuk bëj avokatinë e askujt. Por nga ana tjetër ka edhe forca madhore. Përsa kohë autoritetet greke thonë ka rënë sistemi, duhet të kemi durimin dhe të presim", u ka thënë Bushati qytetarëve.
/Shqiptarja.com

Ndërkohë qytetarët i janë drejtuar ministrit Bushati duke i thënë se policët grek u kanë thënë "Largoni Ramën se prishi shtëpitë në Himarë".
"Largoni Ramën se prishi shtëpitë në Himarë, unë nuk jam projektuesi " është shprehur një qytetar. Gjithashtu qytetarët kanë ngritur pretendime se disa automjete e kanë kaluar kufirin edhe pse sistemi i palës greke ka rënë.
I pranishëm së bashku me ministrin Bushati ka qenë edhe ministrja Kumbaro.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO