Bushati në Strasburg: KE ndihmë
në kapërcimin e vështirësive

Bushati në Strasburg: KE ndihmë<br />në kapërcimin e vështirësive<br>
Në sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që po zhvillon punimet në Strasburg, mori pjese për herë te parë delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë, kryesuar nga z. Ervin Bushati.

Sot pata kënaqësine e një takimi të vecantë nga Presidentja e sapozgjedhur e Asamblesë Parlamentare, znj. Stella Kyriakides. Zoti Bushati përgëzoi Kyriakides për zgjedhjen si Presidente e Asamblesë, në një kohë sfidash të jashtëzakonshme për Organizatën në tërësi.

Ai shprehu bindjen se Presidenca e Kyriakides do të kontribuojë në kapërcimin e vështirësive, duke punuar bashkërisht për forcimin dhe promovimin e vlerave të përbashkëta, demokracisë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. Në vijim, z.Bushati informoi shkurtimisht mbi rezultatet dhe ecurinë e procesit zgjedhor, sfidat me të cilat përballet Qeveria shqiptare si dhe reformat që janë ndërmarrë për adresimin e këtyre sfidave.

Nga ana e saj, Presidentja Kyriakides përgëzoi për progresin e bërë nga Shqipëria në përmirësimin e standarteve të respektimit të vlerave që qëndrojnë në themel të Organizatës. Ajo vlerësoi rëndësinë e reformave të ndërmarra, vecanërisht reforma në fushën e drejtësisë, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në vend.

Të dy bashkëfolësit ndanë të njëjtin mendim lidhur me rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit brenda Asamblesë, dhe më gjerë, si mënyra e vetme për gjetjen e zgjidhjeve dhe mbrojtjen e integritetit dhe kredibilitetit të Organizatës.​

[gallery]24246[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste

Në Bunk’Art2 hapet dhoma e manipulimeve: Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste