NATO do të veprojë në tre drejtime ndaj rrezikut të radikalëve të grupimit Shteti Islamik si në kontributin për luftën në terren, luftën ndaj këtij fenomeni në shoqëritë nga vijnë luftëtarët, si dhe në rindërtimin i Irakut. Ndërsa sa i takon zgjerimit, ministri i Jashtëm tha se Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura, por sa i takon Maqedonisë ajo duhet të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, duke qëndruar kështu në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama.
Në mbyllje të samitit të NATO-s në Uells, shefi i Diplomacisë shqiptare ka theksuar se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, është në bashkërendim të plotë me aleatët për vijimin e kontributit në Irak me mundësitë që ka. Sa i takon integrimit të Aleancës ndaj rrezikut të radikalëve të grupimit Shteti Islamik, Bushati sqaroi se do të veprohet në tre drejtime
Sipas Kryediplomatit Shqipëria do mbështesë politikën e dyerve të hapura, ndërsa Mali i Zi dhe Gjeorgjia duket se janë më pranë anëtarësimit. Ndërsa për Maqedoninë, rrugëtimi do të jetë më i gjatë. Ashtu si kryeministri, edhe Bushati tha se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mbetet një prej sfidave kryesore të Shkupit.
/Shqiptarja.com

VIDEO