Bushati: Negociatat, kusht mbetet
Vettingu, Alfano: Bëni reformat

Bushati: Negociatat, kusht mbetet<br />Vettingu, Alfano: Bëni reformat
Pavarësisht se pak javë më parë maxhoranca dhe opozita lanë të hapur mundësinë për negociata që do të çonin në daljen e PD nga çadra dhe votimin e Vettingut, duket se palët janë larg.

I pyetur nëse qeveria ka një plan për të zhbllokuar situatën, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se plani i vetëm ishte ai i korrikut 2016, kur u miratua Kushtetuta. PD duhet vetë ta zbatojë.

"Mendoj që Reforma në Drejtësisë dhe Vettingu është elementi thelbësor jo thjesht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me BE, por hapi themelor për ringritjen e besimit të qytetarëve shqiptarë te institucionet e shtetit të së drejtës dhe spastrimin e Pallatit të Drejtësisë nga ata gjyqtarë dhe prokurorë që s'kanë lidhje me këto funksione.
 
Ne i kemi miratuar ndryshimet në kushtetutë dhe paketën ligjore të reformës në unanimitet të plotë, si rrallëherë në politikën shqiptare. Dhe kjo reformë nuk ka kthim pas"
, u shpreh Bushati.  

Deklarata e Bushati erdhi gjatë konferencës për shtyp me homologun Italian Angelino Alfano. I cili nuk preferoi të futet në çështjet e brendshme shqiptare, por shprehu mbështetjen per reformat e qeverisë.

Ne mbështesim procesin e reformave të shqipërisë që i përgjigjen 5 prioriteteve kyç të Këshillit Europian. Këtë e bëjmë institucionalistht, por nuk mund ë hyjmë në zhvillimet e brendshme të një vendi tjetër të lirë e sovran Shqipëria është një vend që mund të vetëvendosë në bazë të funksionimit të rregullave institucionale sipas Kushtetutës”, u shpreh Alfano. 

Shefi i diplomacisë italiane foli dhe për një rritje të të tensionit në Ballkan si pasojë retorikës nacionaliste. Ndaj BE duhet të fuqizojë rolin e saj në këtë rajon, ku Shqipëria ka rol të rendësishëm.

“Ballkani Perëndimor përbën një zonë të rendesishme strategjike jo vetëm për Italinë por dhe Europën. Pavarësisht progresit të bërë drejt integrimit, rreziqet per destabilitet në Ballkanin Perëndimor po rriten. Dhe mund të vendosin në rrezik rezultatet e arritura deri më tani. Po shohim një rritje të shfaqjes së tensioneve dhe përdorimit të gjuhës nacionaliste nga disa liderë të vendeve të Ballkanit. Prandaj BE duhet të rrisë rolin e tij si partner kryesor për këtë zonë dhe të dërgojë një mesazh të fortë bashkëpunimi”, u shpreh Alfano. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro