Bushati në Report Tv: Meta, dy herë në konflikt interesi me Gjykatën Kushtetuese

“Presidenti Meta është në konflikt interesi dy herë me Gjykatën Kushtetuese”, tha sot deputeti i PS-së, Ervin Bushati.

I ftuar në "45 Minuta" në Report Tv, Bushati vuri në dukje se presidenti Meta ka dy konflikte interesi me Gjykatën Kushtetuese apo me sistemin e drejtësisë. “Në radhë të parë, në qoftë se shkarkohet nga komisioni hetimor, do të kalojë nga Gjykata Kushtetuese dhe ky është konflikti i parë dhe i dyti, Presidenti Meta është themeluesi i një partie që është në opozitë, pra një parti me aksione familjare. Bashkëshortja e Presidentit është kryetarja e një partie opozitare”, – theksoi ai.

Bushati tha se Reforma në Drejtësi do të vazhdojë, pasi ka edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Përsa i përket zgjidhjes së ngërçit të Gjykatës Kushtetuese, Bushati tha se “duhet zgjidhur në mënyrë institucionale. Reforma në Drejtësi do të vazhdojë, është vullneti i qytetarëve shqiptarë. Ka patur një dakordësi në masë absolute, janë votuar me 140 vota ndryshimet kushtetuese nga të gjithë deputetët e Kuvendit. Ka mbështetjen e partnerëve tanë  strategjikë, SHBA, BE dhe të të gjitha vendeve europiane dhe patjetër që i duhet Shqipërisë. Ne do ta vazhdojmë atë pavarësisht kostos”, – tha ai.

“Të gjithë e dinim se do kishte kosto. Se deri ku do të arrinte reagimi apo çfarë formati do merrte këto janë ato çfarë po shohim këto ditë. Pra, metastazat e sëmundjes kanë qenë të mëdha, nuk kanë qenë vetëm në sistemin gjyqësor apo në sistemin e Drejtësisë ku 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve po dalin që nuk kalojnë Vetingun, pra janë nxjerrë jashtë nëpërmjet KPK dhe patjetër do kishim zgjatje, do kishim gjymtyrë edhe në sistemin politik dhe kjo tregon se ka reagime edhe në sistemin politik”, – tha ai.

Bushati tha se nuk ka marrëveshje politike që e ndalon Reformën në Drejtësi, edhe pse këtë po përpiqet një pjesë e vjetër e politikës në konflikt interesi me drejtësinë.

Ndërsa për sa i përket kërkesës së Presidentit për referendum për Gjykatën Kushtetuese, Bushati tha se ka të njëjtën përgjigje si më 13 tetor për zgjedhjet lokale. “Kjo nuk mund të merret seriozisht”, – tha ai.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 22/11/2019 01:44

    Populli eshte fryre nga keta tipa te ndyre qe te vjen per te vjelle ti DEGJOSH Bushati Balla SPIROPALI komplet falco

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat