Bushati: Pas statusit, përgjegjësi
e jona që të përmbushim detyrat

Bushati: Pas statusit, përgjegjësi<br />e jona që të përmbushim detyrat
TIRANE - Kryediplomati Ditmir Bushati deklaroi mbrëmjen e të shtunës se “përgjegjësia e Shqipërisë, pas marrjes së statusit të vendit kandidat është të përmbush detyrat që e persin për të nisur negociatat për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”.

Gjatë fjalës përshëndetëse në ceremony festive, organizuar nga qeveria në Pallatin e Brigadave, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se “dhënia e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë është një lajm i mirë për Ballkanin perëndimor. Sfidat me të cilat është përballur Ballkani janë më të vështira se ato që përballet zgjerimi.

“Një falënderim të veçantë do i shkonte Austrisë, dhe shumë vendeve të tjera, si Bullgarinë, Rumaninë, ashtu siç bënë dhe vendet e Evropës Iberikë, vendet Skandinave. Secili në mënyrën e tyre, si promotor i kauzës tonë. E gjithë kjo nuk do ishte e mundë nëse nuk do e kërkonte populli shqiptar, ndaj përgjegjësia jonë është të përmbushim besimin dhe detyrat ndaj tyre.”përfundojë fjalën e tij Bushati/ATSH/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme

Lufta/ Sulmet izraelite në Gaza dhe Liban, të paktën 34 të vdekur! UNIFIL thotë se do i mbajë pozicionet në Lindjen e Mesme