Bushati pret në takim deputetin e
Luginës së Preshevës në Serbi

Bushati pret në takim deputetin e<br />Luginës së Preshevës në Serbi
TIRANË - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim deputetin nga Lugina e Preshevës, në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Riza Halimi dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, (KNSH), Galip Beqiri.

Gjatë bisedës, bashkëkombësit nga Lugina e Preshevës informuan mbi situatën politike, ekonomike dhe sociale në Luginën e Preshevës, si dhe prezantuan punën e bërë nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në drejtim të zgjidhjes së problemeve kryesore dhe shqetësimeve me të cilat përballet pakica kombëtare shqiptare në Luginën e Preshevës e gjetkë në Serbi.

Ministri Bushati i siguroi bashkëbiseduesit se, nga shteti amë, mbështetja morale, politike dhe materiale për shqiptarët e atyre trevave do të jetë gjithnjë në rritje.

Ai theksoi se, “Shqipëria do të punojë që shqiptaret në Republikën e Serbisë të trajtohen sipas standardeve më të përparuara dhe demokratike, në mënyrë që të integrohen plotësisht dhe si qytetarë tё barabartë në jetën dhe institucionet e vendit ku jetojnë”.

Ndërkohë, Ministri Bushati kërkoi që të ketë një koordinim më të mirë mes faktorit politik shqiptar në Luginë për adresimin dhe zgjidhjen e shpejtë të të gjitha çështjeve me rëndësi jetike për këtë komunitet shqiptar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike