TIRANË - Ministri Ditmir Bushati prezantoi para stafit të drejtorëve të Ministrisë së Jashtme edhe kabinetin që do ta asistojë atë në punën e përditshme. Pirro Vengu, emërohet drejtor i kabinetit të ministrit Bushati. I riu i panjohur deri tani në qarqet politike apo të administratës shqiptare, do të vijë direkt nga Franca për të kryer detyrat e reja në ministrinë e Jashtme.
Në Paris ai deri më tani ka kryer detyrën e marrëdhënieve publike të një think-tank Paneuropian të KE në Marrëdhëniet e Jashtme. Vengu, është diplomuar në filozofi, histori politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare dhe është marrë kohët e fundit me kërkime në impaktin e krizës së euros në politikat evropiane të zgjerimit. Ravesa Lleshi, do mbajë pozicionin e këshilltares së ministrit. Ajo punon në Institutin për këshillime ekonomike e ligjore në Tiranë. Përveç punës në Institut, ka pasur sprova të mëparshme edhe në zhanrin e gazetarisë.
Enzo Shijaku, do të jetë një tjetër këshilltar i ministrit. Ka shkuar që 18 vjeç në Finlandë ku ka studiuar për gjuhë të huaja. Në të shumtën e kohës ka qëndruar në shtetin ku ka kryer studimet ndërkohë që për dy vite ka qenë pedagog në Universitetin Evropian të Tiranës. Së fundmi ka punuar në drejtorinë e marrëdhënieve me jashtë tek Dhoma e Tregtisë.
Glevin Dervishi, është një tjetër emër që i bashkëngjitet postit të këshilltarit në kabinetin e Ministrit të Jashtëm, Bushati. I riu 27 vjeçar ka studiuar në Universitetin e Tiranës marrëdhënie ndërkombëtare e aktualisht është i angazhuar në Model European Union Albania (MEU).
(Në foto: Pirro Vengu, Drejtor i Kabinetit të ministrit të Jashtëm)
Shkrimi u botua sot (19.09.2013) në gazetën shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com