TIRANË- Ministri i Punëve te Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim Romano Prodi, ish- Kryeministër i Italisë dhe ish- President i Komisionit Evropian, i cili ndodhet ne Shqipëri për Konferencën "Shqipëria dhe Italia: një partneritet për Evropën", që zhvillohet në kuadrin e aktiviteteve të Presidencës italiane të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Ministri Bushati i uroi mirëseardhjen z. Prodi, si një mik i vërtetë që i është gjendur pranë Shqipërisë si në momentet e vështira ashtu edhe në ato të gëzimit.
Nga ana e tij, Prodi shprehu kënaqësisë për sukseset e arritura nga Shqipëria në përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik.
Ministri i Punëve te Jashtme, Ditmir Bushati, priti sot në një takim z. Romano Prodi, ish Kryeministër i Italisë dhe ish President i Komisionit Evropian
Ministri Bushati theksoi se që më 31 janar 2003, kur z. Prodi si President i Këshillit Evropian njoftoi hapjen e MSA, e deri më sot, Shqipëria ka bërë hapa të mëdha në rrugën e integrimit evropian, duke qenë sot një vend kandidat i BE-së.
Ai e falënderoi z. Prodi për mbështetjen që ai personalisht dhe vendi i tij i kanë dhënë Shqipërisë në këtë rruge si dhe e siguroi atë për angazhimin e qeverise shqiptare për të kryer të gjitha reformat e nevojshme për të kaluar sa më parë në hapjen e negociatave për anëtarësim.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet me te fundit ne rajon dhe BE si dhe u fokusuan ne sfidat e sigurisë evropiane. /ATSH/
/Shqiptarja.com