Bushati: Pse po has vështirësi
bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë

Bushati: Pse po has vështirësi<br />bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë<br>
Bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë, pavarësisht deklaratave politike të qeveritarëve të të dy vendeve, vijon të mbetet një “ëndërr në sirtar”. 

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se unifikimi doganor ka hasur në vështirësi. Megjithatë, ai tha se e ardhja është premtuese dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, në 5 vitet e fundit, janë rritur ndjeshëm. 

“Është një proces që has vështirësitë e veta. Shkëmbimet tregtare 5 vitet e fundit njohin veçse rritje. Tendenca është e qartë është në favor të shkëmbimeve Shqipëri-Kosovë, por është një proces që do të kërkojë kohën e vet”, tha Bushati. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar