Bushati: Raportet Shqipëri-Itali, 
model për çështjet me Greqinë

Bushati: Raportet Shqipëri-Itali, <br />model për çështjet me Greqinë
TIRANE - Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë duhet të shërbejë si model në marrëdhënien mes Tiranës zyrtare dhe Greqisë. Kështu ka deklaruaruar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në përgjigje të interesit të gazetarve në lidhje me qëndrimin e fundit të Athinës ndaj reformës territoriale. Sipas ministrit Bushati bashkëpunimi me Greqinë vijon edhe në kuadër të fqinjësisë së mirë, por edhe të rrugës së përbashkët evropiane”.

“Interesi i Shqipërisë mbetet i palëkundur, për të konsoliduar marrëdhënien strategjike që ekziston mes Shqipërisë dhe Greqisë për të adresuar të gjitha çështjet një e nga një edhe në kuadër të fqinjësisë së mirë, edhe të rrugës së përbashkët evropiane. Marrëdhënie Shqipëri-Itali mund të jetë një model që mund të ndiqet edhe me Greqinë pavarësisht diferencave”, u shpreh ministri Bushati gjatë konferencës që zhvilloi me ministren e Jashtme italiane, Federica Mogherini. 

Deklarata e Bushatit vjen pak ditë pasi ministri i Jashtëm grek Evangelos Venizelos theksoi se shqetësimi i komunitetit grek në Shqipëri në lidhje me ndarjen e re trritoriale është një çështje kritike dhe mjaft e ndjeshme për Athinën zyrtare. Venizellos i ka kujtuar Tiranës zyrtare se ka një sërë çështjesh të pazgjidhura, pa qenë nevoja e shtimit të çështjeve të tjera në marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra