Bushati
Gjatë takimit me delegacionin e OSBE-ODIHR që ka mbërritur këto dy ditë në Shqipëri për rekomandimet e repoastit të zgjedhjeve të 2013, Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm është shprehur për një reformë elektorale, për të grantuar zgjedhje më të mira. “OSBE-ODHIR do të vëzhgojë reformat, në mënyrë që t’i paraprijmë zgjedhjeve vendore. Ishte kënaqësi që mora gatishmërinë e tyre për ta ndihmuar Shqipërinë për këtë proces. Është proces që ka të bëjë me demokratizimin e vendit dhe përmirësimin e cilësisë së qeverisjes”, është shprehur ministri Bushati pas takimit me përfaqësuesit e delegacionit të OSBE-ODIHR, të cilët janë kthyer në Shqipëri për të të marrë rekomandimet për raportin nga partitë politike.
Celibashi
Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi ka thënë në një prej intervistave pak kohë më parë se duhet që të bëhet ndryshime në Kodin Elektoral dhe nëj prej ndryshimeve më të rëndësishme është riformatimi i KQZ-së. “Unë mendoj se duhet të gjejmë një formulë të qëndrueshme të organizimit dhe të funksionimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Është e rëndësishme që KQZ të mos e shohim si mjetin që siguron rezultatin e mirë elektoral për ata që kanë pushtetin. Formulat që mund të gjenden janë të ndryshme. Aktualisht, konsiderohet si një institucion me legjitimitet të cunguar dhe munguar, prandaj gjykojmë se duhet të rikthehet legjitimiteti dhe te përcaktojmë bashkërisht se cila do te ishte formula për të pasur një institucion larg ndikimeve politike dhe të karakterizohet nga paanësia dhe profesionalizmi”.
Ndërsa vetëm pas përfundimit të reformës zgjedhore, në një intervsitë për “Shqiptarja.com” (25 korrik 2012), Celibashi e ka vlerësuar si një reformë jo të mirëfilltë, pasi ajo shmangu ndryshimin e një sistemi zgjedhor. “Reforma e mirëfilltë zgjedhore konsiston në marrjen në konsiderim të sistemit zgjedhor dhe elementëve të tjerë shumë të rëndësishme që lidhen me administrimin e zgjedhjeve. Ndryshimet janë të tilla, që kanë përmbushur interesin dhe kërkesën e një pjese të politikës shqiptare, kryesisht të opozitës dhe PS, që kanë të bëjnë me ndryshimin e përbërjes faktike të KQZ dhe me mënyrën sesi zgjidhet kryetari i KQZ, që konsistojnë në transparencën e listave të zgjedhësve, procesin e apelimeve, financimin e partive, reklamat televizive, sjelljen e administratës zgjedhore etj”, është shprehur Celibashi nëj vit më parë në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”.
Nishani: Zgjedhjet e fundit tejkaluan shumë probleme
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Pasi shprehu vlerësimin për rolin e shkëlqyer të Misionit të OSBE/ODIHR gjatë zgjedhjeve të fundit vuri në dukje se “zgjedhjet e fundit tejkaluan shumë nga problemet e shfaqura në të shkuarën dhe vendosën, në këtë mënyrë, standarde të larta, që, gjithsesi duhen avancuar duke zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”. Nga ana e saj, kryetarja e delogacionit të ODIHR Mc Cormack, nënvizoi se standardet avancohen në mënyrë të vazhdueshme përmes bashkëpunimit të të gjitha forcave politike me organizatat vendase dhe ndërkombëtare, dhe kjo përbën një komponent të rëndësishëm të reformës zgjedhore.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)