Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Këshilltarin e lartë amerikan për Angazhimin e Partnerëve kundër Luftëtarëve të Huaj në Siri, Ambasadorin Robert Bradtke, i cili është duke zhvilluar një turne nëpër Evropë.
Ambasadori Bradtke shprehu mirënjohjen për rolin e Shqipërisë dhe angazhimin e saj konkret në krah të SHBA -së, si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe në kuadër të NATO-s, në përballimin e një sërë sfidash ndërkombëtare dhe veçanërisht në luftën kundër ISIL.
Ministri Bushati, nga ana e tij, siguroi për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë, për të vijuar kontributin e saj si anëtare e NATO-s përkrah SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, në misionet për paqe dhe siguri në botë, në luftën kundër terrorizmit e mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
ATSH
/Shqiptarja.com