Bushati tha se Shqipëria e konsideron vitin 2018 si një vit të rëndësishëm për ne dhe rajonin duke treguar vazhdimisht vendosmëri dhe konsistencë në orientimin tonë Euro-Atlantik.
Ministri vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare dhe deklaroi se “arritjet e deritanishme të Shqipërisë në procesin e reformave që lidhen me integrimin evropian përbëjnë një bazë të shëndoshë për punën e mëtejshme në kuadrin e negociatave të anëtarësimit”
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së vlerësuan përkushtimin e Shqipërisë për axhendën e reformave duke theksuar rëndësinë e rezultateve në reformën në drejtësi për ecurinë e integrimit europian të vendit.
Gjatë takimit në BE u vlerësua edhe qëndrimi i Shqipërisë në kuadër të nismave rajonale si dhe marrëdhëniet konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë në rajon.
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com










