Bushati takon ambasadoren Glover
"Zgjedhjet, provë për demokracinë"

Bushati takon ambasadoren Glover<br />"Zgjedhjet, provë për demokracinë"
Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, deklaron gjatë një takimi me Ambasadoren Audrey Glover, e cila kryeson Misionin Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri, se këto zgjedhje janë një provë litmusi për demokracinë.

Ministri Bushati i shprehu znj. Glover angazhimin e plotë të Qeverisë shqiptare për të krijuar kushtet për një proces të drejtë e të ndershëm zgjedhor, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ai ka vlerësuar ekspertizën dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR, si një ndihmesë të vyer për arritjen e standardeve demokratike.

Ambasadorja Glover shprehu falënderime për ftesën e Qeverisë shqiptare për monitorimin e zgjedhjeve dhe njohu Ministrin Bushati me punën e deritanishme të Misionit Vëzhgues dhe angazhimet deri ditën e zgjedhjeve. Në lidhje me veprimtarinë pas-zgjedhore, Ambasadorja Glover u ndal tek vëmendja që do të kërkojë procesi i numërimit të votave dhe nxjerrjes së rezultateve.

 Të dy ndanë mendime dhe mbi karakteristikat e zgjedhjeve vendore dhe rëndësinë që marrin zgjedhjet e 21 qershorit në kushtet e zbatimit për herë të parë të reformës së re territoriale dhe sfidave që e shoqërojnë këtë proces.

 Misioni Vëzhgues i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri e filloi veprimtarinë në vendin tonë më 15 maj 2015. 20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër do të monitorojnë të gjitha fazat e procesit zgjedhor, veçanërisht regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të organeve përkatëse shtetërore, legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e tij, mjedisin mediatik, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres

Protestë për vrasjen e Martinit, nesër paralajmërohet bojkot dhe protesta në shkolla, kërkohet dorëheqja e ministres