TIRANE- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar projektin TAP si një projekt paqe dhe bashkëpunimi me vendet e rajonit. Gjatë forumit publik për “Politikën e jashtme dhe diplomacinë e Shqipërisë", të organizuar nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, Bushati tha se projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik, është një projekt strategjik që rrit bashkëpunimin me Italinë, Greqinë dhe partnerët e tjerë.
Më tej ministri i Jashtëm u ndal tek prioritetet e politikës së jashtme shqiptare, duke u ndalur tek shqiptarët e Maqedonisë dhe çështja çame.
“Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni janë prioritet i politikës së jashtme shqiptare, po kështu prioritet është edhe çështja çame, si dhe konsolidimi i marrëdhënieve me fqinjët tanë. Ky konsolidim do mbështetet në projektet strategjike. Përparësi do t’i jepet diplomacisë energjetike, sidomos pas nënshkrimit të projektit TAP. TAP do jetë një projekt paqe. Falë këtij projekti Shqipëria do të sigurojë energji, e cila do të kalojë edhe për rajonin dhe Europën. Ky projekt kërkon që Shqipëria të jetë më aktive”, u shpreh Bushati.
I pranishëm në këtë takim, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, tha se qëllimet strategjike duhet të jenë të arritshme, ndërsa u ndal tek partnerët strategjikë të vendit, dhe marrëdhëniet me Greqinë.
“Greqia nuk është partner strategjik i yni, pasi nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Turqia mund të konsiderohet partner strategjik”, tha Tarifa.
BUSHATI: REKOMANDIMI PËR NË BE NXITJE PËR REFORMAT, JO TROFE
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është një nga përparësitë e politikës sonë të jashtme. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë forumit publik për “Politikën e jashtme dhe diplomacinë e Shqipërisë". Ministri Bushati tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ofron kushte për demokratizimin dhe zhvillimin ekonomik e social të vendit.
“Anëtarësimi ynë në BE është një instrument nëpërmjet të cilit ofrojmë kushte për demokratizimin e shoqërisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ne i bashkohemi familjes europiane duke konsideruar se konsolidimi i vlerave synon edhe ruajtjen dhe afirmimin e vlerave tona kombëtare. Javën e kaluar KE rekomandoi dhënien e statusit. Për ne marrja e këtij statusi në dhjetor është proces i mundshëm por jo i përfunduar, pasi i konsiderojnë rekomandimet si nxitje për forcimin e shtetit të së drejtës dhe jo si trofe”, u shpreh Bushati.
Kreu i diplomacisë shqiptare, në fjalën e tij u ndal tek bazat e politikës së jashtme të Shqipërisë, dhe tek anëtarësi i vendit në NATO.
“Cilat janë bazat e politikës së jashtme të Shqipërisë mund të përcaktohet vetëm nga marrëdhëniet me vendet e tjera, si dhe sa i takon përspektivës të anëtarësimit europian. Kështu nevojitet konsolidimin i pozicionit të Shqipërisë në bashkëpunimin shumëpalësh. Kjo po ndërtohet në bazë të veprimit në nivel rajonal, europian e më gjerë. Po kështu përfshihet edhe pjesa e trashëgimisë politike dhe diplomacisë së shtetit Shqiptar. Anëtarësi në NATO i jep Shqipërisë një dimension që nuk e ka pasur para këtij statusi. Po kështu edhe pavarësia e Kosovës ka një rol të rëndësishëm”, tha Bushati.
Ministri Bushati tha se vendi ynë do të thellojë me tej bashkëpunimin me SHBA dhe BE, edhe në kuadër të integrimit europian të vendit.
“Ne kemi në veprim një metodë konsultimi me SHBA dhe BE, në forumet dypalëshe e shumëpalëshe, në mënyrë që të shumëfishojmë frytet e bashkëpunimit tonë politik. Do të thellohet niveli i bashkëpunimit. Marrëdhëniet me BE do të fuqizohen nëpërmjet konsultimeve të drejtpërdrejta me kryeqytetet e vendeve që luajnë një rol të rëndësishëm në politikën europiane. Ne do të formojmë praninë shqiptare tek operacionet e tjera që synojnë vendosjen e paqes. Besojmë se kontributi ynë jo vetëm i shërben objektivit të përbashkëy për një Afganistan në paqe, por ndikon edhe në forcimin e bashkëpunimit. Politika jonë e jashtme nënkutpon një Shqipëri sa më aktive. Qendrimi ynë për konfliktin në Siri, shpreh besimin se zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare mund të bëhet brenda kuadrit të organizmave ndërkombëtare”, tha Ministri Bushati.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com