Bushati: TV, pas 4 vitesh
vetëm në dixhital
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka hartuar tashmë "Strategjinë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në ato Numerike", që parashikon zgjatjen e procesit. (Në foto kryetarja e KKRT, Endria Bushati)
TIRANE- Që prej vitit 2007, parlamenti ka miratuar një ligj, sipas të cilit viti 2012 do të ishte viti i fundit, gjatë të cilit do të ketë transmetime tradicionale analoge nga media televizive në vendin tonë. Pas kësaj, me detyrim, të gjithë subjektet duhet të transmetonin vetëm me teknologjinë dixhitale tokësore, apo "numerike". Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka hartuar tashmë "Strategjinë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në ato Numerike", që parashikon zgjatjen e procesit. Por, çfarë kostoje ka një operacion i tillë për shtetin, për subjektet private dhe, në fund të fundit, për familjet shqiptare? Sipas kryetares së KKRT, Endira Bushati,
(ne foto) ky proces është kërkesë që rrjedh nga detyrimet tona si shtet-palë në dy konventa ndërkombëtare. Nuk është çështje dëshire, por detyrim. Megjithatë, deri tani kjo kërkesë ende nuk është e aplikueshme, thekson ajo. Sipas saj, ky është një proces kompleks dhe i kushtueshëm; edhe disa vende të BE-së nuk arrijnë ta kryejnë atë brenda afateve, që janë zotuar t'i respektojnë. Edhe Greqia, psh ka deklaruar shtyrje deri në 2015-ën.
Ajo sqaron se KKRT ka përgatitur një projekt-strategji se si do të bëhet ky proces. I është dërguar Këshillit të Ministrave dhe është ngritur një grup me shumë aktorë të interesuar, kryesuar nga ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë. Pranë tij, një grup ekspertësh teknikë kanë studjuar mënyrat dhe kostot e procesit të kalimit në numerik. Në fakt, kalimi është shumë i kushtueshëm. Duhen rreth 11-12 milionë euro për ndërtimin e një rrjeti kombëtar, ndërkohë që kosto më vete, mjaft të lartë, ka përgatitja e programacionit. TV publik do të kishte programe të veçantë për fëmijë, kulturor, sportive, etj, të gjitha në numerik, ndërkohë që edhe blerja nga jashtë ka koston e vet.
Sa u përket privatëve, aktualisht kemi tre subjekte numerikë tokësorë. Për këto, ka dy varjante: mund të bëhet një konkurrim i hapur i operatorëve të ndryshëm për të ndërtuar rrjete private ose do të vendoset rregull për të legalizuar ekzistueset.
Shteti do të vendosë se si do të bëhet subvencionimi i dekoderëve për qytetarët, pasi pa të nuk do të mund të shihet asgjë. Është pranuar nga të gjithë që ky është një detyrim i shtetit për të realizuar të drejtën e qytetarit për t'u informuar.
Ideja e përgjithshme është që dekoderi të jetë universal. Ministria e Financave po llogarit kostot e procesit dhe do të shihet se ç'masa do të merrenm për të arritur këtë standard, thekson Bushati.
Në vendin tonë ka dy TV private kombëtare, veç TV publik, një numër të madh televizionesh lokale, si dhe rrjete kabllore. Tendenca më e re është mundësia e shikimit të TV në internet. Kjo ende nuk gjen pasqyrim në legjislacionin aktual. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të KKRT-së, kostos 11-12 milionë euroshe i duhet shtuar kosto për emisione të posaçme, të përshtatshme për kërkesat e reja të një teknologjie krejt të ndryshme nga ajo, e përdorur prej shumicës së operatorëve aktualisht. Në se ligji do të zbatohet me përpikmëri, qoftë edhe me vonesë, disa operatorë që punojnë sot në median vizive do të rrezikonin të dilnin nga tregu.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47.1%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5732
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
AMP ndalon tre efektivë! Dy vëllezërit policë rrahën qytetarin në Burrel! Polici në Berat i dehur në makinë bëri aksident
19 Shkurt, 11:20
-
Kartoni i kuq për Bellingham i kushton shumë, pezullohet gjyqtari Montero: Jam izoluar në shtëpi, më sulmuan babanë
19 Shkurt, 11:19
-
ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares së Shkodrës Arta Llazari për shkelje të rënda disiplinore! 11 ankesa ndaj saj për mosrespektim të afateve proceduriale
19 Shkurt, 11:12
-
Deklarata e përbashkët e drejtuesve të PPE për të konfirmuar mbështetjen ndaj Ukrainës, partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 35-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Si funksiononte rrjeti i drogës në Tiranë, dozat në destinacion me skuter elektrik apo taksi! Disa prej të arrestuarve taksistë, një prej 7 të kërkuarve kapet në Tepelenë
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28