Bushati vizitë në Izrael, diskutim
për luftën kundër terrorizmit
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë pune në Izrael ku kreu takime me Ministrin e Mbrojtjes Avidgor Lieberman, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal dhe Komunikimin Tzachi Hanegbi, si dhe konsultime të veçanta për bashkëpunimin dypalësh dhe çështjet e sigurisë me zv. Ministrat e Punëve të Jashtme, Tzipi Hotolevy dhe Michael Oren.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë pune në Izrael ku kreu takime me Ministrin e Mbrojtjes Avidgor Lieberman, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal dhe Komunikimin Tzachi Hanegbi, si dhe konsultime të veçanta për bashkëpunimin dypalësh dhe çështjet e sigurisë me zv. Ministrat e Punëve të Jashtme, Tzipi Hotolevy dhe Michael Oren.
Biseda midis dy ministrave u fokusua mbi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, sfidat e përbashkëta të sigurisë në Mesdhe, bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të patjetërsueshëm për dy vendet respektive.
Në takimin me Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal dhe Komunikimin Tzachi Hanegbi, biseda u fokusua mbi rëndësinë që Shqipëria dhe Izraeli i japin krijimit të plaformave të bashkëpunimit rajonal dhe përpjekjeve për të ndërtuar në rajonet respektive ura komunikimi në funksion të ndërtimit të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Në konsultimet politike me zv. Ministrat Hotolevy dhe Oren, palët u ndalën në përpjekjet e koalicionit të gjerë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, projektet energjetike në Mesdheun lindor dhe rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti në Europën Adriatike.
Palët shkëmbyen mendime në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të cilat Ministri Bushati theksoi se qëndrimi i Shqipërisë është në linjë me Bashkimin Europian dhe në përputhje me angazhimet tona si vend anëtar i NATO-s.
Bashkëbiseduesit izraelitë ripërsëritën mirënjohjen e popullit të izraelit për popullin shqiptar për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe informuan Ministrin Bushati se në librat shkollorë të historisë në shtetin e Izraelit është përfshirë tashmë një kapitull i veçantë që tregon këtë akt të pashembullt të shqiptarëve.
Në përfundim të vizitës së tij në Izrael, Ministri Bushati mbajti një leksion të hapur në Qendrën për Studimet e Sigurisë pranë Universitetit Bar-Ilan, mbi “Kontributin e Europës Juglindore në sigurinë e Mesdheut".
Ministri Bushati nënvizoi se "asnjë projekt i sigurisë europiane nuk mund të konceptohet pa një parametër mesdhetar”.
Në këtë kontekst, “bashkëpunimi në fushën e sigurisë energjetike mund të na ndihmojë që ta transformojmë ndërvarsinë midis brigjeve të Mesdheut në një stabilitet dhe prosperitet afatgjatë”, u shpreh ministri Bushati.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?
-
Po
44.1%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Uau! Nuk do ta njihni! Boksierja algjeriane Imane Khelif ndryshon pamje, nga ringu tani një yll! Shikoni videon!
15 Gusht, 22:50
-
Meta e akuzoi për marrëveshjen e detit, reagon Basha: Simbol i pandëshkueshmërisë, kërkon të bësh pazar në kurriz të demokratëve
15 Gusht, 22:49
-
U sëmur me meningjit 11 ditë pas lindjes, Kledi Kadiu rrëfen gjendjen shëndetësore të të birit
15 Gusht, 22:20
-
Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’
15 Gusht, 22:07
-
Shefi i Antidrogës së Durrësit gjobëvënie biznesmenëve, në pranga me urdhër të SPAK! Shantazhoi pronarin se do i mbyllë lokalin, i mori 10 mijë euro
15 Gusht, 21:30
-
Informacionet e zbulimit dhe armët amerikane, kyçe në ofensivën e Ukrainës në Kursk
15 Gusht, 21:23
-
VIDEO/ Bëhen publike pamjet e sulmit me thikë ndaj babai të Lamine Yamal
15 Gusht, 21:14
-
Videolajm/ Stuhia e fortë godet Spanjën, jahtet përplasen me shkëmbinjtë
15 Gusht, 20:55
-
Skrapar/ Zjarri në Malin e Tomorit, flakët marrin përmasa të mëdha të favorizuar nga era
15 Gusht, 20:49
-
Ja përse çanta nuk duhet lënë në tokë
15 Gusht, 20:15
-
'Ne jemi si ata që luftuan për Vlorën', Meta i bie tavolinës dhe i drejtohet Ramës: Fëlliqësirë e kombit! Tokat që more në Gjipe nuk do t'i gëzosh
15 Gusht, 19:52
-
Meta i kthehet sulmeve ndaj kreut të SPAK: Po tenton të bllokojë llogaritë bankare të PL! Kërcënon edhe bankën: Ju falimentoj për 24 orë
15 Gusht, 19:43