Bushati: Zbatimi i ‘Ohrit’ zgjidhja
e vetme e krizës së Maqedonisë

Bushati: Zbatimi i ‘Ohrit’ zgjidhja<br />e vetme e krizës së Maqedonisë
Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit në mënyrë të plotë dhe të pakushtëzuar është thelbësor për zgjidhjen e çështjeve që e mbajnë peng Maqedoninë drejt integrimit të plotë Euro-Atlantik ka qënë konkluzioni i shqetësimit të përbashkët të ministrit Bushati dhe sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së Lamberto Zannier.

Ministri i Punëve të Jashtme Bushati, priti në një takim sekretarin e Osbe Zannier me të cilin u ndal tek bashkëpunimi i Shqipërisë me organizatën dhe rolin e pranisë së OSBE-së në Shqipëri, në mbështetje të reformave në vend, si pjesë e agjendës integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryesia serbe e radhës e OSBE-së dhe roli i saj në rajon ishte një tjetër çështje bisedimi mes Ministrit Bushati dhe sekretarit të sërgjithshëm të OSBE-së, parë edhe nën dritën e përpjekjeve integruese të vendeve të rajonit dhe bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Lamberto Zannier, ndodhet në vendin tonë për të marrë pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pas Sabianit reagojnë edhe familjarët e Kristit, për lidhjen e Keisit dhe Lorencit në të shkuarën

Pas Sabianit reagojnë edhe familjarët e Kristit, për lidhjen e Keisit dhe Lorencit në të shkuarën