GREQI- Rreth një javë më pas varrimit të ekstremisitit grek, Konstandinos Kaçifas, të vrarë në Gjirokastër nga forcat RENEA, qytetit i Argos do të vendosë një bust në nder të tij.

Sipas kreut të bashkisë së qytetit, Dimitris Kambosos përveç bustit, në nder të 35-vjeçarit, emri i tij do t’i vendoset një rruge të qytetit.

Do të vendosim një bust për Konstandinos Kaçifas sepse është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne. 

Dimitris Kambosos, kreu i bashkisë së Argosit 

35-vjeçari nga Bularati u vra gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. I riu u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Bularat  i veshur me rroba ushtarake, ndërsa kortezhi mortor është paraprirë nga një flamur gjigand i vendosur në qendër të fshatit dhe thirrje: "Kaçifas, je i pavdekshëm"!