TIRANE- Figura e politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo, i cili u nda nga jeta një vit e gjysmë më parë, sot është përjetësuar në një bust të vendosur në zonën e Pedonales në kryeqytet.
Gjatë cëremonisë së perurimit të këtij busti, kryebashkiaku Basha, tha se “përjetësimi i figurës së Sabri Godos, brenda një periudhe kaq të shkurtër nga jeta, ka ardhur si rezultat i dhjetëra dhe qindra kërkesave të dërguara nga miq e të afërm të tij, që ndoshta nuk kishin kaluar me të aq kohë sa do të donin”.
Imazhi i kësaj figure sipas Bashës “tregon për pushtetarë vendorë apo qendrorë, deputetë të mazhoranës apo opozitës, shkrimtarë apo analistë, nevojën për drejtpeshim të shëndoshë për çdo çeshtje, vetjake, kombëtare, shtëterore”.
I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe kreu I delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi, i cili vlerësoi kontributin e kësaj figure.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com