Mesa duket reperi i njohur Busta Rhymes ka mbetur mjaft i impresionuar nga koncerti i tij në Kosovë. Për këtë arsye ai ka kërkuar që në turneun e tij evropian të përfshihet edhe një datë për Prishtinën. “Busta është duke kërkuar një koncert tjetër në Kosovë. Turneu i tij evropian mbahet gjatë verës dhe jam në bisedime me kompaninë Next Level që Busta të konfirmohet sa më shpejtë për një datë në një koncert i cili do të mbahej në ambient të hapur dhe me dhjetëra mijëra fansa”,- është shprehur Nexhat Morina i cili ka biseduar personalisht me menaxherin e këngëtarit duke pohuar se Busta Rhymes ka mbetur mjaft i kënaqur nga koncerti në Kosovë. (xh.k/shqiptarja.com)