Butrinti 10 vite me koncesion/ Zbardhet plani si parashikohet që të bëhet menaxhimi

Butrinti 10 vite me koncesion/ Zbardhet plani si parashikohet që të bëhet menaxhimi

TIRANE-Ministria e Kulturës pas shumë kërkesave të specialistëve të fushës, një ditë para dëgjesës publike me kryeministrin Edi Rama që do të zhvillohet nesër në orën 11:00 ka prezantuar projektin që parashikon planin e Integruar për Menaxhimin e Butrintit që parashikohet që të jepet me koncesion për 10 vite, nga 2020 deri në 2030.

PPP-ja që pritet ta marrë Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nuk dihet ende sa do i kushtojë buxhetit të shtetit, ndërsa vetëm pas konsultimeve do të kalojë në Kuvend për të marrë ose jo miratimin. Parku Kombëtar i Butrintit zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9424 hektarësh, ndërsa projekti është përgatitur pikërisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Ministria e Kulturës.

Për planin e menaxhimit, theksohet se është marrë tradita më e mirë e menaxhimit se si funksionon Kulla e Londrës, Qyteti romak i Pompeit apo Shërbimi Kombëtar i Parqeve në SHBA. Sipas ministrisë e gjithë iniciativa po bëhet në funksion të përmbushjes së misionit për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare. Por një pjesë e arkeologëve e kanë kundërshtuar projektin e qeverisë për të dhënë me koncesion Butrintin.

(Kliko këtu për të lexuar planin e menaxhimit të Butrintit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 15/11/2019 09:46

    Zbardhet plani sindo behet hajdutlleku nga no fshataret qe do e ken marr me koncesion

    Përgjigju
  • vera: 15/11/2019 01:30

    MOS ja jepni te huajve kete pasuri tonen me koncesion,,,,lerjani ministrise te cultures ta kete si prone dhe ta menaxhoje….

    Përgjigju
  • Gezim: 14/11/2019 18:21

    Nuk jepet c’do gje me koncesion o shtet.abuzoni shume alla shqiptarce me kte formen e koncesioneve.nuk jepen pasurite kombetare kulturore me koncesion ne asnje vend te botes.ku i mesoni keto forma dhe keto praktika ju?

    Përgjigju
  • tini: 14/11/2019 18:14

    Vetem qeveria ngeli pa dhene me koncension ,por nuk i dihet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin