Butrinti,avokatja “shpërthen” ndaj
Ramës:Mjaft me ministra të paaftë!

Butrinti,avokatja “shpërthen” ndaj<br />Ramës:Mjaft me ministra të paaftë!
Skandali në Parkun Arkeologjik të Butrintit, i denoncuar nga Report Tv për ndërtimin e një lokali, po merr përmasa gjithnjë e më të gjera, teksa është kthyer në një debat të hapur politik. Avokatja Mirela Çela (Jorgo) i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalë shkatërrimin e vlerave historike dhe të mjedisit.

Në faqen e saj në “Facebook”, avokatja shkruan e revoltuar se sot po shkatërrohen me projekte mijëra dollarëshe me sebepe gjasme për restaurime Butrinti, Dyrrahu, Grykën e Këlcyrës, Valbonë, 7 Liqenet e Lurës, Apolonisë.

Çela i drejtohet kryeministrit, duke i thënë se betoni nuk është grui modern i periudhës së tij qeverisëse, por është kataklizmi i shkatërrimit të këtyre qyteteve apo pikave turistike.

“I bej thirrje kryeministrit Rama, mjaft me shkaterrim te vlerave historike, mjaft me shkaterrim mjedisi, mjaft me ministra te paafte dhe mjaft me sllogane boshe per nje Shqiperi me te mire. Gjithe veres u dogjen dhe u shkretuan me mijera ha pyje e korrishte. Sot po shkaterrojme me ndertime Butrintin, Dyrrahun, Gryken e Kelcyres, Valbone, 7 Liqenet e Lures, Apollonine me projekte mijera dollareshe me sebepe gjasme per restaturime. BY PASSET e mistershme per Qafen e Pazarit ne Gjirokaster apo dhe tek pazari i Korces. Betoni nuk eshte guri modern i periudhes suaj te qeverisjes por eshte kataklizmo te shkaterrimit te ketyre qyteteve apo pikave turistike. Bejme sikur ndertojme dicka te mire dhe pastaj shkaterrojme dhjetra te tjere”, shkruan Avokatja Çela. 

mirela cela
(Postimi i avokates Mirela Çelo në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.